Sunday, 5. April 2026
Sport

E heshtur dhe e vogël në letër/ Moldavia bëhet faktor grupi

GS 11/09/2023 1 Min. Lesezeit

Moldavia e heshtur dhe e vogël në letër bën një hap shumë të madh. Fitojnë 1-0 në transfertën e largët të Ishujve Faroe, duke dhënë një sinjal të fortë lidhur me situatën e grupit, aq sa renditen në vendin e dytë, në kuotën e 8 pikëve së bashku me Republikën Çeke.

0

Deciziv në sfidën e djeshme ishte kapiteni Rata, i cili me goditjen e tij në minutën e 53-të të sfidës gjunjëzoi të zotët e shtëpisë pas një aksioni personal të Nikolaeskut dhe i lë ata të fundit e grupit, në kuotën e 1 pike. Papritur Moldavia bëhet arbitri i biletës së “Euro 2024”, duke qenë se dy sfidat e radhës i ka pikërisht përballë Polonisë në tetor dhe Shqipërisë në nëntor.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: