Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës, për herë të katërt Suksesin madhor, xhudistja kosovare e ka arritur për herë të tretë rresht.
Në finalen e madhe Distria u përballë me francezen Amandine Buchard, ku kjo përballje ka rikthyer rivalitetin mes dy xhudistëve në arenën ndërkombëtare, ku të dyja kanë dhuruar duele të forta.
Distria Krasniqi ka arritur një tjetër sukses të madh për xhudon kosovare duke siguruar finalen e European Senior Championships 2026, që u zhvillua në Tbilisi, në Gjeorgji. Kampionia olimpike po vazhdon formën e saj të jashtëzakonshme, duke kaluar me autoritet të gjitha raundet dhe duke dëshmuar nivel të lartë në çdo përballje.
Rrugëtimi i saj drejt kësaj finaleje nisi me fitore bindëse në fazat e para, ndërsa në çerekfinale dominoi kundërshtaren për të siguruar vendin në gjysmëfinale. Aty u përball me Odette Giuffrida, të cilën e mposhti me Yuko pas një ndeshjeje shumë të fortë dhe taktike, duke vulosur kështu kalimin në finale./kp