• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ka dërguar Spanjën në katërshe në çdo kategori, Luis de la Fuente është njeriu i gjysmëfinaleve

09/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja është sërish në gjysmëfinale të një Europiani. Prania e saj në këto “lartësi” ka filluar të bëhet e zakonshme.Luis-de-la-Fuente2Është hera e gjashtë: dy midis viteve 1960 dhe 2004 dhe katër midis viteve 2008 dhe 2024. Katër nga pesë eurot e fundit kanë parë Spanjën në gjysmëfinale. Vetëm nëntë gjysmëfinalet e Gjermanisë shfaqen mbi Spanjën, e cila ndan të gjashtën me Francën, Italinë dhe Rusinë. Nëse për kombëtaren ka nënkuptuar një ndryshim rrënjësor, një shndërrim në ekip fitues, për trajnerin e saj, gjysmëfinalet janë thuajse një zakon.

Që kur mbërriti në Las Rozas në pranverën e vitit 2013, të qenit në top katërshe është normaliteti i tij. Në Mynih, sonte kundër Francës, do të jetë hera e dytë që drejton skuadrën e parë. E para ishte Liga e Kombeve e vitit 2023 që u mbyll me triumf. Ai e gjeti atë, sepse ishte një trashëgimi nga vepra e Luis Enrikes. Në “Euro 2024” në Gjermani, De la Fuente ka punuar pa u lodhur për ta çuar skuadrën aty ku thuajse askush nuk e besonte.

Në krye të ekipit U19 vjeç ai u kualifikua në Kampionatin Europian të Greqisë me një brez që kishte emra si Unai Simon, Rodri dhe Merino që janë në “Euro 2024”. Spanja U-19 u shpall kampione pasi eliminoi Francën në gjysmëfinale me dopietën e Asensios në dy minutat e fundit. Pas suksesit me U-19, De la Fuente u katapultua te Spanja U-21. Ai drejtoi për dy cikle dhe të të dyja rastet “La Rojita” shkoi në gjysmëfinale. Në vitin 2023 erdhi kalimi te kombëtarja A. Që në muajt e parë arriti të fitonte Ligën e Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Ballkani e nis sot aventurën për kualifikim në Ligën e Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.