Partizani dhe Vora kanë programuar një ndeshje miqësore për ditën e premte. Ndeshja do të luhet ditën e premte, në stadiumin e Vorës, duke nisur nga ora 17:00.
Në fakt, sezoni është mbyllur për këto dy skuadra me përfundimin e kampionatit të rregullt të Abissnet Superiore. Partizani mbeti jashtë Final 4 dhe po ashtu edhe jashtë kupave të Europës, ndërsa Vora siguroi qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, duke shmangur edhe ndeshjen shtesë.
Drejtuesit e dy klubeve duket se kanë dashur t’i mbajnë futbollistët ende aktivë, duke qenë se koha e pushimeve do të jetë relativisht e gjatë këtë verë. Kjo miqësore do të jetë një mundësi e mirë për ata lojtarë, që duhet të bindin stafet teknike.
Teilen: