Sunday, 24. May 2026
Sport

E kapin me dy femra në lokal nate, Uoker acaron tifozët e Milanit dhe… gruan

GS 03/03/2025 1 Min. Lesezeit

Dëmtimi në ndeshjen me Fejnordin i ka mundësuar Kajl Uokerit pak kohë më shumë me bashkëshorten Eni Kilman me të cilën ka katër fëmijë. Martesa e çifti ishte vënë në provë nga raporti që anglezi kishte pasur me modelen Lorin Gudman, por me sa duket gjërat janë qetësuar.

Screenshot 2025-03-03 113942

Sapo bashkëshortja është larguar drejt Anglisë, Uokër është pikasur në disa lokale të jetës së natës milaneze. Tri ndalesa në total e në të fundit është zbuluar se ka shpenzuar 3 mijë euro për një tavolinë “Super Vip”.

Shifrës i shtohen 1400 për një shampanjë dhe 2000 për tekila. Sidoqoftë, lojtari nuk ka prekur alkool dhe ka qëndruar për 45 minuta nën shoqërinë e dy vajzave, çka ka tërbuar tifozët e me gjasë do të tensionojë përsëri raportin me gruan, nëse dalin fotot.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit të Milanit ishte i pranishëm vetëm në pankinë dhe Konseisao e preferoi vetë për pjesën e dytë.

Screenshot 2025-03-03 114014 Screenshot 2025-03-03 114025 Screenshot 2025-03-03 114041

PANORAMASPORT.AL

Teilen: