• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E kërcënuan me kokën e një derri me plumb në ballë në shtëpinë e tij, Di Maria: Më thanë se radhën do e ketë vajza…

31/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas njoftimit, fillimisht nga Rui Costa dhe më pas nga trajneri Roger Schmidt, tashmë është e sigurt që Di Maria do të qëndrojë te Benfica.

Pavarësisht dëshirës së argjentinasit për t’u rikthyer te Rosario Central duket se diçka e tillë nuk ka për të ndodhur ndonjëherë.

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet e Rosarios Di Maria u shpreh se ëndrra e tij u thye.

“Ato, gruaja dhe vajzat ishin të parat që donin të vinin. Gruaja ime punoi gjithë vitin për të mbaruar dhe mobiluar shtëpinë, për të bërë të gjitha lëvizjet, vajzat i kishte regjistruar në shkollë, po kujdesej për gjithçka. Vajzat numëronin ditët derisa të vinin të jetonin me gjyshërit e tyre. Ishte ëndrra ime, ëndrra e familjes sime”-tha ai fillimisht.

Më tej, sulmuesi zbuloi edhe kërcënimet e rënda që kishte marrë dhe që e bënë të vendoste për qëndrimin në Europë.

“Kisha diskutuar gjithçka me Gonzalo Belloso për t’u kthyer. Gjithçka. Kërcënimet i kaluan kufijtë. Ata lanë një kokë derri me një plumb në ballë dhe një shënim që thoshte se po të kthehesha te Rosario Central koka tjetër do të ishte ajo e vajzës sime Pia. E thashë dhe do ta them një mijë here, dua ta mbyll me futbollin te Central, është ëndrra ime dhe e familjes sime të kthehem”-u shpreh Di Maria, i cili të paktën për këtë sezon do të detyrohet të vazhdojë qëndrimin në Portugali, te Benfica./ Super Sport

Next Post

Nga Ariana Grande deri te Tom Cruise: Të famshmit në Lojërat Olimpike të Parisit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.