Borusia Dortmund do të humbasë këtë verë një nga yjet e rinj të skuadrës. Mediat gjermane kanë zbuluar se djaloshi 20-vjeçar që ndiqet me shumë interes nga klubet më të mëdha europiane, Xheimi Gitens, ka dorëzuar kërkesën e largimit gjatë verës.
Futbollisti ka luajtur 42 ndeshje me Borusia Dortmund në këtë sezon dhe mendohej se do të ishte ylli i ri i skuadrës, duke ngjetur rrugën e britanikëve të tjerë që kanë qenë në të kaluarën pjesë e kësaj skuadre si Sanço apo Bellingam. Por djaloshi i afruar nga akademia e Mançester SItit në vitin 2020, humbi vendin në rreshtim me emërimin e Niko Kovaç në pankinë, pasi ky i fundit nuk luan me anësorë tipik në skemën m 3-5-2.
Kësisoj, Gitens ka kërkuar largimin në verë dhe në klub me shumë mundësi do ia lejojnë, ndonëse ai ka një kontratë me ta deri në vitin 2028. Në gjysmë të sezonit Borusia kërkonte 100 milionë euro për të, por tashmë vlerësimi i tij ka rënë rreth 60 milionë euro, me shumë klube angleze të gatshme ta paguajnë këtë shifër për djaloshin britanik.
PANORAMASPORT.AL