Monday, 16. March 2026
Sport

E kërkon edhe Interi, një tjetër klub i Serisë A i afrohet firmës me zbulimin e sulmit të Italisë

GS 16/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mateo Retegui është kthyer brenda pak kohësh në një nga emrat më të ndjekur nga klubet e Serisë A. Sulmuesi 24-vjeçar, nën pronësi të Boka Juniors por së fundmi i huazuar te Tigres, që kur ka debutuar me kombëtaren e drejtuar nga Roberto Mançini, ka bërë që pas tij të vihen disa nga klubet më në emër në Itali.

mateo-retegui-italia_1npzqa60hbfgq1daz167e01ak5

Interi dhe Fiorentina kishin nisur prej kohësh kontaktet, por duket se klubi që është më afër sulmuesit, është pikërisht Xhenoa e sapokthyer në elitë. Nën drejtimin e Alberto Xhilardinos, skuadra e njohur italiane kërkon përforcime për të përballuar me dinjitet këtë sezon pas rikthimit dhe ka nisur bisedimet me argjentinasit për transferimin e futbollistit i cili në dy edicionet e fundit ka shënuar 30 gola në 47 ndeshje me fanellën e Tigre.

Sipas mediave italiane, negociatat vazhdojnë dhe pritet që gjithçka të finalizohet në javën e ardhshme, pasi Xhilardino kërkon të ketë sa më shpejt në dispozicion futbollistin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: