Friday, 15. May 2026
Sport

E kërkon gjithë Europa, sulmuesi përfundon në radarët e Bajernit. Bavarezët duan dyshen e ëndrrave me Kejn

GS 30/04/2025 1 Min. Lesezeit

Viktor Giokeres, me 52 gola dhe 12 asiste në sezon, pritet të ndezë merkaton e verës. Në fakt, shumë klube kanë filluar të lëvizin për sulmuesin e Sportingut të Lisbonës.

gyokeres

Kontrata e tij skadon pas dy vjetësh dhe ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për prishjen e saj, megjithatë lojtari dhe klubi luzitan thuhet të kenë rënë dakord për një “leje largimi” për 75 milionë euro.

Destinacioni do të vendoset nga lojtari, teksa sipas “BILD”, në gjurmët e tij është vënë edhe Bajerni i Mynihut, që kërkon një dyshe ëndrrash me Herri Kejnin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: