Monday, 16. February 2026
Futboll

E kërkon gjysma e Europës, Florentino Perez i vendos cmimin e frikshëm Nico Paz

GS 15/02/2026 1 Min. Lesezeit

Nico Paz po luan sezonin e tij të fundit te Como, për t’u rikthyer te Real Madrid gjatë verës që po vjen për shifrën 10 milionë euro, sipas marrëveshjes së bërë mes dy klubeve.

Real Madrid ka të drejtën e riblerjes së lojtarit ose 50% të shitjes së tij të ardhshme. Klubi madrilen ka vendosur ta rikthejë argjentinasin, por jo për ta mbajtur shumë gjatë.

Pavarësisht formës së mirë të treguar këto dy vite në Serie A, te Real Madrid besojnë se sërish Nico Paz nuk ka vend në ekipin e tyre të parë. Në këtë situatë, Florentino Perez e sheh 20-vjeçarin si një mundësi e mirë për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për merkaton e verës.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se Perez ka vendosur çmimin 75 milionë euro për kartonin e argjentinasit, për të cilin ka një interes të madh nga klube si Inter, Arsenal, PSG, Manchester United etj.

Teilen: