Gulemio Vikario prej kohësh ka qenë një objektiv i Interit në merkato, me gardianin italian që ka shkëlqyer me performancat e tij te Empoli.
Gjithsesi duket se zikaltërit nuk do ta shesin Onanën këtë verë dhe Vikario është i gatshëm të dëgjojë oferta të tjera.
Siç bëjnë me dije mediat britanike, për të duket se ka shfaqur një interes të veçantë Totenhemi, që po kërkon zëvendësuesin e Hugo Loris.
“Spërsat” janë gati t’i paguajnë Empolit 20 milionë euro, teksa Vikario duket gjithashtu i interesuar për një kalim në Premier Ligë.
PANORAMASPORT.AL