Sunday, 22. March 2026
Sport

E kërkonte prej kohësh Juventusi, ish-futbollisti i Milanit zgjedh skuadrën që do të luajë sezonin e ardhshëm

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Frenk Kesi prej kohësh ka qenë një nga objektivat kryesorë të Juventusit këtë verë, por duket se mesfushori ka zgjedhur që karrierën e tij mos ta vazhdojë në Europë.

kesi

Siç bëjnë me dije mediat, futbollisti i Barcelonës ka vendosur që të transferohet te skuadra e Al Ahli në Arabinë Saudite.

Pritet që zyrtarizimi të vijë në ditët në vijim, teksa klubi katalanas do të përfitojë nga ky operacion plot 15 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: