• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E konfirmoi largimin nga Juventus, gjashtë skuadra pas Di Marias

07/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Angel Di Maria ka vendosur të largohet nga Juventusi pas vetëm një viti qëndrim në Allianz Stadium.

Sulmuesi argjentinas ka konfirmuar largimin nga Zonja e Vjetër nëpërmjet një letre të gjatë të publikuar në rrjetet sociale.

35-vjeçari zhvilloi 40 ndeshje zyrtare me fanellën bardhezi, derisa realizoi tetë gola dhe dhuroi shtatë asistime në të gjitha garat.

Reprezentuesi argjentinas në letrën e publikuar tha se largohet me shije të hidhur që nuk arriti të fitoj një trofe me Juventusin këtë edicion.

Por e ardhmja e tij vazhdon të jetë një pikëpyetje e madhe, nëse do të mbetet në Evropë apo do të vazhdoj karrierën në Lindjen e Mesme ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Barcelona, Benfica dhe Borussia Dortmund kanë shprehur interesim për ta mbajtur sulmuesin anësorë në Evropë.

Ndërkohë në Arabinë Saudite, Di Maria ka një ofertë të majme nga Al-Ittihad për t’iu bashkuar Karim Benzemas në sulm.

Ish-anëtari i PSG e Real Madrid mund ta vazhdoj karrierën edhe në MLS, pasi New York Red Bull dhe La Galaxy janë gati ta transferojnë atë. 

Next Post

Norwich City kërkon 10 milionë euro për Milot Rashicën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.