Kombëtarja e Kosovës do të ketë në dispozicion portierin, Arijanet Muriq, për përballjen me Izraelin.
Trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany, e ka konfirmuar se portieri do të udhëtojë drejt Kosovës dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e skuadrës së tij me Arsenalin.
“Ka pasur shumë pushime për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve. Në 12 muajt e fundit jemi mësuar me këtë situatë për shkak të Kupës së Botës në dimër, dhe për shkak të tri-katër pushimeve para vitit tëri për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve. Ndeshja Kosova-Izraeli do të luhet menjëherë pas ndeshjes sonë kundër Arsenalit, dhe nuk do ta kemi Aro Muriqin të gatshëm për atë lojë”, ka thënë trajneri.
Ndeshja Kosova – Izraeli do të zhvillohet më 12 nëntor, një ditë pas udhëtimit të Burnleyt në “Emirates Stadium”.
Muriq në Premier League ka qenë portier i dytë, pas James Traffordit, dhe nuk e ka zhvilluar asnjë
ndeshje.
Megjithatë, ka luajtur në “Carabao Cup”. Pati paraqitje të mirë, pavarësisht se Burnley humbi 3:0 nga
Evertoni. /Lajmi.net/