• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E konfirmon presidenti i federatës gjermane, shqiptarët kryesojnë për kërkesa biletash

15/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka publikuar të dhënat për kërkesat për bileta për ndeshjet e Kampionatit Europian të vitit 2024 dhe Shqipëria është një nga vendet nga kanë ardhur më shumë kërkesa.

“Kemi kërkesa për bileta nga 206 vende. Kërkesat më të shumta vijnë nga Kroacia, Shqipëria dhe Turqia,” tha presidenti i DFB, Bernd Neuendorf.

Neuendorf shtoi se tashmë ka pasur 2.3 milionë kërkesa për bileta për finalen e Euros në Berlin dhe 1.4 milionë për ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih. “Interesimi është vërtet i jashtëzakonshëm”, tha ai dhe zbuloi se për vullnetarizëm kanë aplikuar rreth 145 mijë persona dhe nevojiten 16 mijë.

Kalendari i aktivitetit sheh kuqezinjtë të zbresin në fushë për herë të parë më 15 qershor, teksa do të përballet me Italinë në “Westfalenstadion” të Dortmundit.

Ndeshja e dytë e kombëtares shqiptare është më datë 19 qershor, kur përballet me Kroacinë në “Volksparkstadion” në Hamburg.

Ndeshja e tretë në grup e kuqezinjve i sheh ata përballë Spanjës, në sfidën e cila do të luhet më 24 qershor në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorf.

Next Post

Probabiliteti i shortit të Champions-it, ja çfarë vendos kompjuteri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.