David Beckham, pas Messi dhe Busquets, ëndërron të veshë me fanellën rozë edhe Luis Suarez.
Uruguaiani është mik i afërt me argjentinasin dhe ribashkimi i tyre është diçka që të dy e dëshirjonë shumë. Megjithatë, problemi është se Gremio nuk e lë të lirë Suarezin që të largohet.
Trajneri i Gremios, Renato Gaucho, foli për këtë situatë në një konferencë për shtyp.
“Suarez tani është një problem në duart e presidentit. Ata shkëmbejnë ide. Si trajner, duhet të fokusohem në drejtimin e ekipit. Duket si nëj telenovelë meksikane që duhet të përfundojë tani.
Deri në 2 gusht jam i qetë, pastaj do të shohim si do të shkojë situata. Sigurisht që ne duam që Suarez të qëndrojë, por nuk mund ta garantojmë këtë. Unë e di se çfarë mendon ai dhe çfarë beson klubi. Tani për tani, ai ka folur me bordin dhe presidentin”, është shprehur trajneri i klubit të Gremios.
Suarez, në të kaluarën kaloi gjashtë vite duke luajtur së bashku me Messi te Barcelona, ku ata fituan Champions League dhe katër tituj të La Liga. Së bashku, realizuan edhe një sasi golash e asistimesh të konsiderueshme./h.ll/abcnews.al