Tuesday, 17. March 2026
Sport

E konfirmon UEFA, sa ishte shpejtësia e topit te goli i parë i Virc

GS 15/06/2024 1 Min. Lesezeit

Topi i goditur nga Florian Virc në golin e parë të Gjermanisë ndaj Skocisë, ka lëvizur me shpejtësi prej 108.14 kilometra në orë, ndërsa topi pati rreth 15 rrotullime çdo sekondë.

wirtz-3-780x439

Këtë e ka bërë të ditur UEFA, duke u bazuar në të dhënat e ofruara nga “Connected Ball Technology”.  Për Vircin ishte goli i parë për Gjermaninë, i shënuar në ngjarjen e parë të madhe ndërkombëtare të tij.  

21-vjeçari u bë lojtari më i ri gjerman që ka shënuar në një kampionat evropian, duke thyer rekordin e mbajtur nga Kai Haverc. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: