Skuadra e Dritës do të ballafaqohet të enjten ndaj Legia Varshavës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 20:00.
Drita dhe Legia Varshava luajnë ndeshjen e kthimit të “Play Offit” të Conference League. Takimin e parë në këtë duel e fitoi ekipi polak me rezultatin 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Interesimi për ta shikuar këtë ballafaqim është shumë i madh nga tifozët vendas.
Tifozët problematikë të Legias janë të denuar nga UEFA për ndeshjet e ekipit si mysafir, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë prezent në Prishtinë gjatë ditës së nesërme.
Gazetari polak, Maciej Frydrych thotë se ata nuk do jenë në stadium – por mund të jenë në Prishtinë.
“Tifozët janë ende të denuar nga UEFA. Zyrtarisht nuk do udhëtojnë në Kosovë, megjithatë ne mund të presim që pavarësisht denimit, disa grupe mund të vijnë”, tha shkurtimisht Frydrych për ‘GazetaBlic Sport’.
Kujtojmë se “Intelektualët”, tifozët e Dritës kanë paralajmëruar atmosferë impozante nesër mbrëma.
/GazetaBlic Sport