Friday, 6. March 2026
Sport

E KRYER/ Arrihet marrëveshja mes Njukasëllit dhe Milanit, Tonali shitet për shifrën rekord tek ekipi anglez

GS 23/06/2023 1 Min. Lesezeit

Është arritur marrëveshja mes Njukasëllit dhe Milanit për Sandro Tonalin. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari italian, Fabrizio Romano.Collage Maker-23-Jun-2023-03-26-PM-469

“Ekipi anglez do të paguajë tarifën prej 70 milionë euro për të përfunduar marrëveshjen formale siç dëshironte AC Milan.

Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu klauzolën e shitjes me vlerë 10%. Tonali ka rënë dakord për kushtet personale të kontratës deri në qershor 2029 teksa paga do të jetë 7 milionë euro plus 2 milionë euro neto në vit.

Kështu Tonali bëhet shitja rekord për një lojtar italian, shitja e 5-të më e madhe në historinë e Serie A dhe shitja e parë më e madhe nga AC Milan, më shumë se Rikardo Kaka”, shkruan ai në një postim në profilin e tij në Instagram.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: