Artim Pollozhani do të jetë trajner i ri i Ballkanit.
Pollozhani ishte deri më tash drejtor sportiv te Flamurtari i Vlorës, por i njejti do të largohet nga atje për të marrë udhëheqjen e Ballkanit.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se palët kanë nënshkruar një kontratë 3 vjeçare, me Pollozhanin që do të jetë pasues i Ilir Dajës.
Kujtojmë se Artim Pollozhani ka qenë edhe më herët pjesë e Ballkanit si ndihmës trajner i Ilir Dajës, teksa tani do të kthehet si kryetrajner.
Sipas burimeve të ‘GazetaBlic Sport’, besimi i drejtuesve të klubit nga Theranda tek Pollozhani është shumë i madh, por edhe në rast se nuk do të ketë sukses në rolin e trajnerit, atij do t’i ofrohet një pozitë tjetër në klube.
/GazetaBlic Sport/