Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Real Madridi ka vendosur për të ardhmen e Brahim Diaz.
Diaz do të jetë pjesë e skuadrës së Realit në sezonin e ardhshëm, pasi që të dy palët janë afër akordit për një marrëveshje afatgjate, transmeton lajmi.net.
Marrëveshja është shumë afër për tu arritur dhe në një fazë tejet të avancuar, pasi që spanjolli veçse ka pranuar marrëveshjen e re deri në qershor të vitit 2027.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Brahim Diaz do të prezantohet si një transferim i ri, dhe pjesë e rëndësishme e skuadrës së Realit në vitin e ardhshëm.
Real Madridi gjithashtu po planifikon për nënshkrimin e kontratës së re të Nachos gjatë orëve në vazhdim, marrëveshja është arritur./Lajmi.net/