Hansi Flik do të jetë trajneri i ri i Barcelonës. Ai do të marrë vendin e Çavi Hernandezit.
Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano përmes një postimi në rrjetet sociale.
Romano raporton se Flik do të nënshkruajë sot një kontratë 2-vjeçare deri në qershor të 2026-ës. Zyrtarizimi është tashmë vetëm çështje orësh.
PANORAMASPORT.AL