Lukas Vaskez do të largohet nga Real Madrid pas 10 sezonesh qëndrimi në klubin e bardhë.
Eksperti i merkatos, Fabricio Romano shkruan se palët do të ndajnë rrugët në korrik dhe mbrojtësi spanjoll do të dalë si lojtar i lirë. Ai do të largohet pas përfundimit të Botërorit të Klubeve, në rast se asgjë e rëndësishme nuk ndodh më parë.
Respekti dhe dashuria për palët nuk mungon, por për sezonin e ri nuk ka vend për Vaskez pasi rikthehet Dani Karvahal dhe do të afrohet Trent Aleksandër Arnold.
PANORAMASPORT.AL