Friday, 1. May 2026
Sport

E kryer: FC Suhareka nënshkruan kontratë të re me portierin Arion Ymeri

GS 20/06/2024 1 Min. Lesezeit

Arion Ymeri ka vazhduar kontratën e tij me Suharekën.

Portieri drenicas ka nënshkruar kontratë të re me klubin e inkuadruar në Superligë dhe do të jetë pjesë e klubit në misionin e madh në nivelin elitar të futbollit kosovar.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se marrëveshja e re është 2 vjeçare, duke vazhduar bashkëpunimin e filluar nga sezoni i kaluar në Ligën e Parë.

Kujtojmë që Ymeri shkëlqeu me fanellën e kësaj skuadre në Ligën e Parë, duke qenë bindshëm portieri më i mirë.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: