Tuesday, 24. March 2026
Sport

E KRYER/ Futbollisti i Interit transferohet në Gjermani, zikaltrit nisin nga puna për të bindur zëvendësuesin

GS 12/08/2023 1 Min. Lesezeit

Robin Gosens pritet të veshë shumë shpejtë fanellën e Union Berlinit.

gosens

Mbrojtësi gjermani ka pranuar ofertën e bërë nga surpriza e Bundesligës sezonin e shkuar dhe shumë shpejtë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit gjerman, pas marrëveshjes që ka gjetur me Interin për 15 milionë euro.

Nga ana tjetër zikaltrit kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Gosens dhe sipas mediave gjermane do të jetë Karlos Augusto i Monzës. Duket se çdo gjë po shkon drejt përfundimit, me brazilianin që pritet të jetë lojtari i ri i Interit.

karlos augusto

PANORAMASPORT.AL

Teilen: