Interi ishte në kërkim të një mbrojtësi pasi ka humbur shërbimet e Milan Skriniar që ka kaluar tashmë te PSG. Pasi ra pista e Naço Fernandez të Realit, zikaltërit kanë hedhur sytë nga Premier Liga, duke arritur marrëveshje me mbrojtësin e Çelsit.
Çezar Azpilikueta do të jetë lojtari më i ri i Interit dhe palët kanë arritur akordin. Kështu raporton eksperti i merkatos, Fabricio Romano i cili shton se mbrojtësi do të mbrojë ngjyrat zikaltër për 2 sezonet e ardhshme, pa opsion rinovimi.
Kontrata e mbrojtësit spanjoll skadon verën e ardhshme por 33-vjeçari ka një marrëdhënie shumë të mirë me klubin dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë bashkëpunimin para afatit.
PANORAMASPORT.AL