Davide Fratezi do të jetë futbollisti i ri i Interit, me palët që kanë rënë dakord, teksa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.
Eksperti i merkatos, Fabricio Romano ka konfirmuar çdo gjë me Sasuolon që do të përfitojë nga ky operacion 25 milionë euro, plus kartonin e sulmuesit Samuele Mulatieri, ndërsa Fratezi do të firmosë një kontratë pesë-vjeçare me zikaltërit.
Menaxheri i futbollistit, Xhuzepe Riso, ka konfirmuar se gjithçka është e mbyllur. “Jemi shumë afër, klubet tashmë do të gjejnë akordin dhe mungojnë vetëm pak detaje. Davide e kishte me shumë dëshirë, jemi të lumtur. A ka dashur gjithmonë Interin? Kjo është preferenca e tij”, tha ai duke u largua nga selia e zikaltërve ku ishte takuar me drejtuesit e klubit.
Për Fratezin prej kohësh interesohej dhe Milani, e së fundmi dhe Roma, por ashtu si Markus Turam, Interi mundi sërish në merkato rivalët e qytetit.
PANORAMASPORT.AL