Mançester Junajtid ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke siguruar shërbimet e sulmuesit danez, Rasmus Hojlund nga Atalanta.

Klubi bergamask do të përfitojë nga ky operacion plot 70 milionë euro, teksa 20-vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me “Djajtë e Kuq”.
Në sezonin e fundit ai luajti 38 ndeshje me Atalantën dhe kombëtaren daneze duke shënuar 16 gola.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: