Thursday, 2. April 2026
Sport

E kryer! Lindon Emërllahu transferohet te Polissya Zhytomyr

GS 25/12/2025 1 Min. Lesezeit

Klubi ukrainas FC Polissya Zhytomyr ka prezantuar si përforcim të ri reprezentuesin e Kosovës, Lindon Emërllahu.

Mesfushori kosovar pritet ta vazhdojë karrierën në Superligën e Ukrainës, pasi presidenti i CFR Clujit konfirmoi disa ditë më parë transferimin e tij te Polissya Zhytomyr.


Banner

Skuadra rumune do të përfitojë 1.5 milionë euro nga kjo marrëveshje, ndërsa ka siguruar edhe 15 për qind nga shitja e ardhshme e lojtarit.

Se transferimi i ish-yllit të Ballkanit u finalizua e dëshmon një postim i fundit i Polissya Zhytomyr në rrjetet sociale.

Andaj reprezentuesi i Kosovës do të jetë “dhurata” e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për tifozët.

Ndërkohë, Polissya Zhytomyr e ka përfunduar pjesën e parë të sezonit në pozitën e tretë në tabelë me 30 pikë, pesë më pak se liderët LNZ dhe Shakhtar, që renditen në vendin e parë dhe të dytë. /ATVLIVE.TV

Teilen: