Tuesday, 24. March 2026
Sport

E KRYER! Liverpuli “sparkatë” Çelsit, i merr objektivin kryesor të merktaos

GS 11/08/2023 1 Min. Lesezeit

Prej javës, Çelsi ka qenë në bisedime me Brajtonin për të marrë shërbimet e mesfushorit 21-vjeçar, Moises Kaisedo. Palët nuk kanë arritur në një marrëveshje dhe së fundmi në garë ka hyrë Liverpuli që duket se ka mbyllur gjithçka për këtë transferim.

kaisedo

Fabricio Romano raporton se palët kanë arritur akordin për transferimin e Kaisedos për shumën e 110 milionë paundëve. Gjithçka ka ndodhur gjatë mbrëmjes së shkuar, aty ku dy klubet kanë pasur bisedime intensive duke arritur në një marrëveshje për futbollistin.

Mesfushori nga Ekuadori ka shkëlqyer këtë sezon me Brajtonin, duke qenë një nga më të dalluarit. Ai u ble nga Indepedente për vlerën e 5 milionë eurove, teksa sot në “transfermarkt” vlera e tij arrin në 75 milionë.

PANORAMASPORT.AL   

Teilen: