Manchester United është mjaft aktive në tregun e transferimeve.
”Djajtë e kuq”, kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin francez, Leny Yoro.
Ai ka kryer pjesën e parë të testeve mjekësore dhe do të nënshkruaj kontratë deri në qershor të vitit 2029.
Skuadra e Lille ka pranuar javën e kaluar ofertën e Manchester United, me vlerë prej 62 milionë euro, së bashku me shtesat.
Në garë për Yoro ishte edhe skuadra e Real Madridit, por klubi mbretëror humbi shërbimet e mbrojtësit francez, pasi nuk ofuan më shumë se 50 milionë euro./IndeksOnline/