Sadio Mane pritet të jetë transferimi i radhës në Arabinë Saudite.
Klubet e Lindjes së Mesme nuk po ndalen së bleri lojtarë nga ligat e mëdha evropiane.
Që pas transferimit të Cristiano Ronaldos në Ligën Pro Saudite shumë lojtarë të tjerë ndjeken hapat e portugezit.
Së fundmi është Sadio Mane që sipas Fabrizio Romanos do t’i bashkohet Al Nassr.
Anësori senegalez nuk po kalon në një moment të mirë në karrierë që nga largimi prej Liverpool.
Ai u transferua drejt gjigantit gjerman, Bayern Munich, por nuk po gjen vetën.
Madje Mane atje u bë edhe pjesë e një situate aspak të mirë, pasi kishte një përplasje me shokun e skuadrës, Leroy Sane.
Kjo bëri që dyert e sengalezit në ‘Allianz Arena’ të hapën pak kohë pasi u transferua atje.
Andaj sot Sadio Mane pritet të jetë lojtari më i ri i Al Nassr, kjo sepse ai mbrëmë kreu testet mjekësore në klubin arab./Lajmi.net/