Sunday, 3. May 2026
Sport

E KRYER! Meguajër largohet nga Mançester Junajtid, shitet për 30 milionë paund

GS 09/08/2023 1 Min. Lesezeit

Herri Meguajër nuk do të jetë më pjesë e Mançester Junajtidit për sezonin e ri. Mbrojtësi anglez do të largohet në drejtim të Londrës, aty ku do të firmosë me skuadrën e Uest Hemit.

MEGUAJER

Dy klubet kanë arritur marrëveshjen për shitjen e futbollistit anglez për shifrën e 30 milionë paundëve. Meguajër është kthyer në të padëshiruar për skuadrën e Junajtidit dhe shpesh herë ka qenë protagonist me gafat e tij duke ndikuar edhe në sezonin e “djajve të kuq”.

Pak ditë më parë, trajneri Ten Hag i hoqi shiritin e kapitenit, vendim ky që e la të pakënaqur dhe e bëri të reagonte publikisht. Ditët në vijim, pritet që të kompletohet edhe lëvizja e Meguajërit për në Londër.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: