Saturday, 21. March 2026
Sport

E kryer, Messi ‘tradhton’ Barcelonën për Inter Miami

GS 07/06/2023 1 Min. Lesezeit

Leo Messi pritet që edhe zyrtarisht të jetë lojtari më i ri i Inter Miami.

Messi është lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me Paris Saint Germain, përcjellë lajmi.net.

  

U përfol shumë për një rikthim të mundshëm të tij në Barcelonë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Pasi siç njofton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Lionel Messi do kalojë në Inter Miami.

Vendimi është marrë dhe do të bëhet e ditur nga Leo në orët e ardhshme.

Messi do të luajë në MLS sezonin e ardhshëm. Nuk ka më shanse për Barcelonën pavarësisht se po përpiqet ta realizojë atë./Lajmi.net/

Teilen: