Wednesday, 18. March 2026
Sport

E kryer/ Milan tjetër goditje në merkato, Chukwueze vishet kuqezi

GS 25/07/2023 1 Min. Lesezeit

Gjithçka është bërë për nënshkrimin e  Samuel Chukwueze  te Milani.

“Rossonerët” dhe Villarreali kanë përcaktuar detajet e fundit burokratike dhe klubi spanjoll i ka dhënë dritën jeshile transferimit të tij në Itali. Nigeriani pritet në qytet mes të martës dhe të mërkurës për të kryer testet e zakonshme mjekësore dhe për të nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028.

Më pas ai do të fluturojë për në Shtetet e Bashkuara dhe do t’i bashkohet grupit të drejtuar nga Stefano Pioli . Villarreali përfiton 20 milionë euro plus 8 bonuse./h.ll/abcnews.al

Teilen: