Milani ka arritur një marrëveshje totale me Valencian për Yunus Musah dhe do ta mirëpresë mesfushorin amerikan javën e ardhshme.
‘Rossonerët’ filluan të përshpejtojnë për 20-vjeçarin ditët e fundit, të etur për ta bërë atë nënshkrimin e tyre të tetë të afatit kalimtar të verës. Klubi tashmë ka marrë Luka Romeron, Marco Sportiello, Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Noah Okafor, Tijjani Reijnders dhe Samuel Chukwueze.
Musah tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Milanin, i gatshëm për të nënshkruar një kontratë pesëvjeçare që mendohet të jetë me vlerë rreth 1.7 milionë euro neto në sezon.
Siç raportohet nga Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, Milani dhe Valencia tani kanë arritur një marrëveshje totale në lidhje me Musahun, me palën italiane të gatshme të paguajnë një tarifë fikse prej 20 milionë euro me një shtesë prej 1 milionë eurosh.
Mesfushori amerikan pritet të mbërrijë në kryeqytetin e Lombardisë më 1 gusht përpara se të kalojë testet mjekësore të nesërmen.
Musah iu bashkua Valencias nga Arsenali në gusht 2019 dhe vazhdoi me 108 paraqitje për skuadrën spanjolle, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tre asistime./Lajmi.net/