Mungojnë vetëm detajet e fundit për t’u zgjidhur e përcaktuar dhe më pas Samuel Çukvueze do të jetë në gjendje të fluturojë drejt Italisë për të kryer testet e zakonshme mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e re me Milanin.
Kuqezinjtë dhe Vijarreali, të cilët kanë arritur marrëveshje për 20 milionë euro plus tetë milionë të tjera si bonus, po përgatisin gjithashtu të gjitha dokumentet për të zyrtarizuar transferimin e sulmuesit nigerian.
Është duke u përcaktuar edhe programi për ardhjen e Çukvuezes në Milano, i cili sipas të gjitha gjasave duhet të zhvillohet sot.
Nxitimi i klubit italian është i madh dhe drejtuesit shpresojnë që t’i japin anësorin Piolit përpara ndeshjes me Juventusin në kuadër të “American Soçer Tour” e programuar për të premten e 28 korrikut në orën 16:30.
Kujtojmë se për Samuel Çukvuezen në sezonin e kaluar flasin edhe 13 gola në 50 prezenca me Vijarrealin mes Kupave dhe kampionatit spanjoll.
PANORAMASPORT.AL