Wednesday, 19. August 2026
Sport

E kryer/ Myrto Uzuni transferohet te klubi amerikan, Granada përfiton 12 milionë euro

GS 17/01/2025 2 Min. Lesezeit

Myrto Uzuni do ta vazhdojë karrierën tek Austin në Amerikë. Kjo pasi klubi amerikan ka rënë dakord për të paguar 12 milionë euro, që përkon dhe me klauzolën e prishjes së kontratës te Granada.

“Givemesport” raporton se palët po punojnë për plotësimin e dokumenteve.

Image

Tashmë mbeten detaje si teste mjekësore, teksa Uzuni do e ketë eksperiencën e parë në Amerikë.

Këto ditë kanë qenë mjaft intensive për sulmuesin 29-vjeçar. Uzuni nuk po stërvitej me skuadrën, teksa ishte pikërisht Austin që i kishte mbushur mendjen për transferimin.

Granada nuk hoqi dorë nga shërbimet e sulmuesit shqiptar. Vetë drejtori i përgjithshëm i klubit spanjoll, Alfredo Garsia Amado, tregoi se më parë kishin refuzuar 9 milionë dollarë.

Për të përforcuar se nuk ta lejonin Uzunin, ai tha se ky operacion në merkato përfundon me sukses nëse paguhet klauzola e plotë e lirimit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gdhendur emrin e tij te Granada ku u afrua 3 vite më parë, pikërisht në janarin e vitit 2022.

Uzuni largohet si golashënuesi i huaj, që ka shënuar më tepër në historinë e Granadës.

Teilen: