Thursday, 30. April 2026
Sport

E KRYER/ Napoli kryen goditjen e radhës në merkato, huazon mesfushorin belg

GS 23/01/2024 1 Min. Lesezeit

Napoli ka kryer një goditje surprizë në merkaton e janarit, me “axurrët” që kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Leander Dendonker.

dendonker

Mesfushori belg ka arritur akordin me kampionët e Italisë, i cili do të huazohet nga Aston Vila deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes për 9 milionë euro.

Ai do të udhëtojë të merkurën drejt Napolit, teksa do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantohet për të qenë gati për sfidën e radhës në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: