Luis Suarez mund të quhet lojtari më i ri i Inter Majemit.
Lajmin e ka bërë me dije eksperti i merkatos, Fabricio Romano, i cili konfirmon ribashkimin e sulmuesit uruguaian me Leo Mesin, kësaj radhe në MLS.
Marrëveshja ishte arritur një muaj më parë, kur ai e mbylli me Greimon dhe mbeti një lojtar i lirë, teksa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.
Suarez do të firmosë një kontratë një-vjeçare, me opsionin e rinovimit dhe për një vit tjetër.
PANORAMASPORT.AL