Saturday, 25. April 2026
Sport

E KRYER/ Nuk është më i papunë, Zhoze Murinjo arrin akordin me gjigantët e Turqisë

GS 31/05/2024 1 Min. Lesezeit

Zhoze Murinjo do të marrë drejtimin e skuadrës turke, Fenerbahçe. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

murinjo

Ai shkruan se palët kanë arritur akordin dhe mund të nënshkruhet një kontratë 2-vjeçare. Marrëveshja mund të përfshijë gjithashtu një opsion deri në vitin 2027.

Lajmi mund të zyrtarizohet shpejt edhe nga klubi në orët në vijim.

Fenerbahçe e mbylli sezonin në vendin e dytë me 99 pikë, 3 më pak se Gallatasarai që u shpall kampion i Turqisë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: