Çdo gjë është e kryer. Vinicius do të rinovojë kontratën me Realin deri në vitin 2030, pas përfundimit të kampionatit. Mungon vetëm firma në kontratë, pasi palët kanë arritur marrëveshjen.
Plot 100 milionë euro do të fitojë Vinicius, deri në vitin 2030. Kjo shumë është relativisht e ulët, krahasuar me çfarë afronin klubet arabe.
Ylli brazilian është pjesë e Realit nga viti 2018. Me këtë rinovim, 24-vjeçari konfirmon projektin që përfshin Bellingam dhe Vinicius.
Ky është sezoni më i vështirë për Realin në vitet e fundit. Madrilenët mund ta mbyllin vetëm me fitimin e Superkupës së Europës, nëse dështojnë edhe në kampionat.
PANORAMASPORT.AL