Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rej Manaj ka shpërthyer ndaj trajnerit të Sivaspor, Rıza Çalımbai, pasi sipas sulmuesit shqiptar ai nuk e thërriti në ekip për ndeshjen e fundit ndaj Samsunspor, ku skuadra bardhekuqe u mposht me rezultatin 1 me 0, duke rënë matematikisht nga kategoria.
Manaj pohon dhe se ka luajtur me shiringa dhe me dhimbje në tendinë, duke sakrifikuar edhe përtej mundësive për skuadrën e tij.
REAGIMI I MANAJT:
“Të dashur tifozë të Sivasporit, Pas deklaratave për shtyp të bëra ditët e fundit, vendosa të pres ndeshjen në mënyrë që të mos krijoj polemika. Do të doja të thoja se deklarata për shtyp që bëri trajneri pas ndeshjes me Bodrumsporin më habiti vërtet, sepse nuk më ka ndodhur kurrë më parë që një trajner të mos marrë përgjegjësi dhe të përpiqet të gjejë të meta te lojtari i tij.
Edhe pse pata një problem në ijë për dy muaj, luftova me gjithçka që kisha në të gjitha ndeshjet dhe nuk hezitova të jepja më të mirën time. Gjatë këtij procesi, vazhdova luftën time duke përdorur ilaçe anti-inflamatore për të mos e lënë ekipin tim vetëm.
Nuk munda të shkoja në stërvitje për 3 ditë këtë javë për shkak të trajtimit dhe thashë se mund të stërvitesha ditën e 4-t, por trajneri gjeti një justifikim dhe i tha mjekut të klubit të mos stërvitesha nëse ende kisha dhimbje. Ai padyshim që kishte një justifikim për të më hequr nga stërvitja. Mendoj se kjo ishte diçka e planifikuar paraprakisht.
Pas dy ditësh stërvitje pa ndërprerje, i thashë trajnerit dhe drejtorit sportiv se nuk isha 100% gati, por që mund të luaja, dhe se isha gjithashtu gati të hyja në lojë më vonë, edhe nëse do të isha në stol. Unë kurrë nuk i shmangem një detyre që më është dhënë dhe mësova me anë të mesazhit se nuk më kishin përfshirë në skuadrën e ndeshjes, dhe prita derisa autobusi të largohej nga klubi, duke shpresuar se do të bëhej një ndryshim.
Ndonjëherë egoja personale e trajnerit duhet të lihet mënjanë për të mirën e ekipit, por për fat të keq ai gjithmonë e vë egon e tij para ekipit dhe rezultatet e tregojnë këtë.
Të dashur tifozë të Sivasporit, gjithmonë e kam dashur këtë klub dhe do të vazhdoj ta dua, pavarësisht se në cilën ligë jemi. Është e pamundur të përshkruhet trishtimi dhe ndjenjat që po përjetoj tani.
Me respekt, Rey Manaj