Manchester United ka bërë shumë gabime në merkato në vitet e fundit, pasojat kanë qenë mjaft të rënda. Miliona euro të shpenzuara në merkato, mungesë rezultatesh, mos arritje objektivash dhe sigurisht mungesë trofesh.
“Djajtë e Kuq” po përgatiten të bëjnë ndryshime të forta këtë verë në ekip, ku pritet të ketë disa përforcime. Synimi i drejtuesve është të ndërtojnë një ekip të aftë dhe kompetitiv për të garuar si në Premier League ashtu edhe në Champions League.
Mediet angleze zbulojnë se drejtuesit e Man. United po mendojnë për rikthimin e Mason Greenwood, i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit te Olimpique Marseille me 26 gola dhe 11 asiste. Sulmuesi u largua nga drejtuesit e United në vitin 2023 për shkak të problemeve të tij jashtë fushës së lojës dhe të një historie që bëri bujë dhe ishte kryefjalë për muaj të tërë.
Fillimisht u huazua te Getafe dhe më pas u shit tek Olimpique Marseille në vitin 2025 për 25 milionë euro, sot vlen katër fish më shumë, pra 100 milionë euro. Duke qenë se transferimet e viteve të fundit që kanë bërë në sulm nuk kanë qenë edhe aq efektive, drejtuesit e “Djajve” besojnë se Greenwood do të jetë profili i duhur për të forcuar sulmin për sezonin e ri. Vetë lojtari nga ana e tij është po ashtu i gatshëm të rikthehet në Premier League dhe tek ekipi i tij i zemrës, Man. United.