Saturday, 11. July 2026
Futboll

“E marta do të jetë shumë ndryshe”, parashikimi i Iker Casillas për gjysmëfinalen Francë-Spanjë

GS 11/07/2026 1 Min. Lesezeit

Spanja fitoi 2-1 ndaj Belgjikës dhe tani do të përballet me Francën në gjysmëfinale, që në fakt është pa frika finalja e parakohshme.

Ish-kapiteni i të kuqve dhe protagonisti në Kupën e Botës 2010 të fituar nga Spanja, Iker Casillas, përmes një postimi në rrjetin social X, shprehet se të dy kombëtaret nuk kanë dhënë më shumë se 70% e tyre më të mirë dhe parashikon një përballje të çmendur të martën.

“Kam një ndjesi se si Franca ashtu edhe Spanja kanë luajtur në rreth 70% të nivelit të tyre. E marta do të jetë shumë ndryshe! Çfarë ndeshjeje do të jetë!”, shkruan Casillas.

Teilen: