Saturday, 16. May 2026
Sport

E mbani mend Roke Santa Kruz? Ish-sulmuesi i Bajernit shënon në moshën 42-vjeçare

GS 13/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lojtarët me origjinë amerikanolatine në Mynih janë të paktë, por nga Paraguai vetëm njeri ka arritur të gdhendë emrin e tij në skuadrën e Bajern Mynihut, saktësisht Roke Santa Kruz. Ish-sulmuesi i bavarezëve djersiti fanellën e klubit më të titulluar në Gjermani në periudhën 1999- 2007, teksa numëron 51 gola në 238 prezenca .

roque

Edhe pse vitet kanë kaluar, nuhatje e paraguaianit para porte vazhdon të çudisë. Në moshën 42-vjeçare ai ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Libertadit. Përveç golit, Santa Kruz dhuroi edhe asist në fitoren 5-1 kundër Guairea. Sezonin e shkuar, futbollisti në fjalë dha kontribut të çmuar në triumfin e titullit prej Libertadit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: