Gjermania do të përballet ditën e nesërme kundër Spanjës, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kampionatit Europian 2024. Në prag të ndeshjes, kapiteni i gjermanëve, Ilkai Gyndoan, ka dalë në konferencën tradicionale për media ku ka dhënë opinionin e tij për këtë përballje:
“Ai ka bërë një rrugë të gjatë, për një 16-vjeçar (Jamal). Nëse e krahasojmë me mua kur isha në moshë të tij, ai gjendet në një vend komplet ndryshe. Mënyra se si ai luan futboll dhe rreziqet që merr përsipër, ai është një lojtar tepër i rëndësishëm për Spanjën dhe Barcelonën. Kam respekt të madh për gjërat që po bën.
Mbaj mend sezonin e parë që ai erdhi në Mançester (Rodri). Ai harxhonte diku te 45 minuta deri në 1 orë në stërvitje me Pep Guardiolën. Ai ka shkuar kaq larg dhe mësuar shumë. Për mua, ai është mesfushori difensiv më i mirë në botë. Nuk mund ta mbash atë të qetë gjatë 90 minutave, por ka disa mundësi se si mund t’ia vështirsosh ndeshje.
Nga këtu e tutje, çdo ndeshje është një finale. Jam i sigurt që të dyja skuadrat do të luajnë sikur të ishte një finale. Është një gjë e madhe kur mediat thojnë se ne jemi ekipet më të mira. Kjo tregon që kemi bërë shumë gjëra mirë, për të mos thënë perfekt. Nuk ka gjë më të bukur për një tifoz futbolli, ose një lojtarë, se sa këto lloj përballjesh.
Ne e meritojmë që të jemi në çerekfinale. Ne kemi një grup të shkëlqyer lojtarësh dhe një trajner të madh, gjithashtu edhe një staf të përkushtuar mbrapa kamerave. Atmosfera është e “zjarrtë” te tifozët gjerman në këtë moment, dhe ne duam ta shijojmë këtë gjë sa më shumë që të mundemi.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL