• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“E meritonim fitoren”, Zekiç: Në pjesën e dytë luajtëm me shumë energji dhe ide

10/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Demat e kuq” të Partizani kanë arritur një fitore me shumë vlera, mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa në “Skonto Stadions” të Rigës kanë mundur letonezët e Valmiera, në sfidën e parë të vlefshme për fazën e tretë kualifikuese të Conference League.

Pas përfundimit të ndeshjes, disa fjalë për mediat i ka thënë dhe tekniku i Partizanit, Zoran Zekiç,  i cili pavarësisht fitores nuk duket tejet i lumtur për performancën e “demave” të tij, sidomos në pjesën e parë.

“E meritonim të fitonim. Pasi në pjesën e dytë e luajtëm me më shumë energji dhe ide siç duhej që të fitonim. Në pjesën e parë kishim shumë probleme pasi hymë në fushë shumë të frikësuar me apo pa top. Por falë Zotit, kur bëmë disa ndryshime lojtarësh, bëmë një ndeshje më të mirë.

Ndonjëherë mendoj se vetëm unë e njoh fuqinë e futbollit europian. Se e them shpesh që nuk është një kundërshtar i lehtë. Nëse nuk je kompakt, nëse nuk luan 100% në çdo segment, ke probleme të mëdha.

Sot në pjesën e parë kishim shumë, shumë probleme e padyshim do ta analizojmë dhe duhet të përmirësohemi në nivelet më të larta. Sepse nuk mund të luash kështu një pjesë loje. Sepse sot Valmiera mund të na ndëshkonte me golin e dytë, në ndeshjen tjetër nëse luajmë kështu do të kemi edhe më shumë probleme. Këtë duhet ta përmirësojmë”, tha Zekiç pas sfidës. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Goditjet e dënimit, Lionel Mesi i ka kthyer në art/ Argjentinasi arrin të hipnotizojë portierët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.