Thursday, 21. May 2026
Sport

E merituam fitoren” – Foda analizon Islandën

GS 21/03/2025 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se Kosova luajti mirë dhe e meritoi fitoren ndaj Islandës.

Ai ka shtuar se ndryshimet e bëra në pjesë të dytë patën efekt, por nënvizoi se Kosova pati raste të shënonte më tepër gola.

Në 15 minutat e para të lojës luajtëm mirë dhe kaluam me meritë në epërsi. Por më pas e humbëm kontrollin e lojës pak. Nuk funksionoi ashtu si mendova në fillim”.  

Pas pjesës së parë kemi bërë disa ndryshime. Kemi ndryshuar edhe sistemin e lojës. Jam i lumtur me pjesën e dytë dhe jam i kënaqur me gjithë ekipin”.  

“I kishim mundësitë që të shënonim më shumë gola, por Islandës patjetër që i duhet fitorja. Nëse vazhdojmë me lojën e njëjtë si në pjesën e dytë do të jetë e vështirë për Islandën, ndërsa ne synojmë Ligën B”, ka deklaruar Foda. 

Teilen: