Monday, 9. February 2026
Sport

E morën për vetëm pak milionë euro, Dro Fernandez le të gjithë me “gojë hapur” në debutim për PSG-në ndaj Marseille

GS 09/02/2026 2 Min. Lesezeit

Mesfushori Dro Fernandez ka mahnitur të gjithë në debutim për PSG-në në klasikën franceze kundër Marseille.

Fernandez ishte në vëmendjen e të gjitha mediave muajin e kaluar, kur vendosi t’i bashkohet PSG-së, duke e lënë Barcelonën tepër të zemëruar pasi francezët e blenë për vetëm 8 milionë euro.

E një transferim i tillë duket të ketë qenë i qëlluar për skuadrën e Luis Enrique, pasi spanjolli mahniti në ato 15 minuta – ku ndër të tjera nuk gaboi asnjëherë në pasim.

Për më shumë shikoni disa momente të debutimit fantastik të talentit:

Pas ndeshjes, mesfushori i ri “gozhdoi” ish trajnerin Hansi Flick, duke dhënë lëvdata për Luis Enriquen.

“Luis Enrique është trajner i shkëlqyer. Të gjithë më thanë se ishte mahnitës dhe një nga arsyet që nënshkrova këtu. Ai i beson lojtarët e rinj dhe Parisi është vendi më i mirë për mua”.

“Po jap më të mirën në minutat që marrë dhe po punoj për të fituar më shumë minuta. Ka qenë lehtë ambientimi, thuajse kam qenë këtu që nga fillimi i sezonit”, shtoi Dro.

Teilen: